KOMF takohet me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

KOMF takohet me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

1 Qershor 2021

KOMF mbajti takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Ministren e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e KOMF dhe përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës diskutuan për mbrojtjen e fëmijëve në fushën e mirëqenies sociale, shëndetësisë, arsimit, fëmijërisë së hershme dhe drejtësisë për të mitur.

Përfaqësuesit e KOMF ndanë me Qeverinë të dhëna rreth situatës së rëndë të fëmijëve në Kosovë, si dhe kërkuan veprimin e tyre për adresimin e çështjeve që kërkojnë ndërhyrje emergjente. KOMF kërkoi krijimin e Grantit Specifik për Shërbime Sociale në kuadër të Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, në mënyrë që sigurohet minimumi i financimit të shërbimeve sociale për fëmijët dhe familjet.

Kryeministri Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për bashkëpunim të hapur e të vazhdueshëm me KOMF në adresimin e nevojave të fëmijëve dhe përmirësimin e përparimin e kushteve për zhvillimin e potencialit të tyre të plotë.

No Comments

Leave a Reply