KOMF takohet me kryetarin e Komunës së Pejës

KOMF takohet me kryetarin e Komunës së Pejës

Sot, përfaqësues të KOMF u pritën në takim nga Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Ky takim ka ardhur në kohën kur po mbahet dhe punëtoria dy-ditore me profesionistët e Komunës së Pejës për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Në këtë takim është diskutuar për veprimet që KOMF do të ndërmarrë nga Janari 2023 për ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve për të mbrojtur fëmijët duke ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme.

No Comments

Leave a Reply