KOMF takohet me ministrin Reçica lidhur me financimin e shërbimeve sociale

KOMF takohet me ministrin Reçica lidhur me financimin e shërbimeve sociale

26 Nëntor 2020

Donjeta Kelmendi nga KOMF dhe Valbona Çitaku nga Shpresa dhe Shtëpi për Fëmijët Kosovë – SDSF anëtare në KOMF u priten në takim nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Skender Reçica për të diskutuar lidhur me financimin e shërbimeve sociale, zbrazëtirat kohore mes thirrjeve dhe rrezikun e mbylljes së përkohshme të strehimoreve në Janar të vitit 2021 në mungesë të financimit.

Ministri Reçica theksoi se do të ndërmarrë masat e nevojshme sipas ligjit dhe kompetencave të MPMS për sigurimin e financimit të strehimoreve dhe si rrjedhojë nuk do të ketë mbyllje të shërbimeve në këto strehimore.

Gjithashtu, lidhur me zbrazëtirat kohore në mes të thirrjeve publike të MPMS për financimin e shërbimeve sociale të organizatave jo qeveritare , MPMS do të shqyrtoj mundësinë që thirrjet e ardhshme në vitin 2021 të bëhen për periudha prej 12 muajsh/1 vjeçare në mënyrë që të evitohen këto zbrazëtira kohore.

Në takim u diskutua poashtu rëndësia e madhe e procedimit të Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, i cili do të siguronte zgjidhjen afatgjate të financimit të shërbimeve sociale përmes Grantit Specifik për Shërbime Sociale.

No Comments

Leave a Reply