Nis seria e webinareve të KOMF për zhvillimin në fëmijërinë e hershme

Nis seria e webinareve të KOMF për zhvillimin në fëmijërinë e hershme

23 Nëntor 2020

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, ka filluar serinë e webinareve që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve dhe prindërve në fushën e zhvillimit në fëmijërinë e hershme.

Webinari i parë u organizuar në partneritet me Fakultetin e Edukimit, me temë: “Unë jam kurrikula – Çfarë duhet të dinë edukatorët për një kurrikulë që ka në qendër fëmijën: dëshirat, nevojat dhe interesat e tyre”, përmes platformës virtuale Zoom.

Folëse në këtë webinar ishte Prof.Ass.Dr. Majlinda Gjelaj – Prodekane për Studime të Doktoraturës, Zhvillim dhe Cilësi në Fakultetin e Edukimit, në kuadër të Universitetit të Prishtinës.

Falenderojmë përzemërsisht mbi 160 profesionistë të fëmijërisë së hershme që ndoqën webinarin “Unë jam kurrikula” në platformën Zoom, si dhe mbi 100 prindër e qytetarë të cilët e ndoqën atë “live” në Facebook.

Jemi mirënjohës për interesimin dhe pjesëmarrjen tuaj masive!

Do të vijojmë edhe më tej me tematika të rëndësishme të lidhura me fëmijërinë e hershme.

No Comments

Leave a Reply