KOMF ka mbajtur takimin e radhës të Asamblesë së Përgjithshme

KOMF ka mbajtur takimin e radhës të Asamblesë së Përgjithshme

9 Dhjetor 2020

KOMF ka mbajtur takimin e radhës në formë virtuale të Asamblesë së Përgjithshme. Gjatë takimit, anëtarët diskutuan për:

  • Arritjet dhe sfidat gjatë vitit 2020
  • Prioritetet dhe Plani i Veprimit për vitin 2021
  • Shqyrtimi i Rregullores për anëtarët e KOMF
  • Shqyrtimi i kërkesave për anëtarësim
  • Prezantimi i rekomandimit të Bordit Drejtues lidhur me kriteret për anëtarësim

Fokus të veçantë ju dha prezantimit të të arriturave dhe sfidave në kuadër të punës së Grupit Tematik për Arsim, Grupit Tematik për Mbrojtje Sociale dhe Mbrojtje të Fëmijëve dhe Grupit Tematik për Shëndetësi.

Përkundër rrethanave të vështira të punës të krijuara si pasojë e pandemisë Covid 19, anëtarët e KOMF përgjatë gjithë vitit janë përkushtuar maksimalisht duke dhënë më të mirën e tyre për koalicionin. Kontributi i tyre për grupet e cënueshme të fëmijëve gjatë pandemisë ka qenë i pandalshëm.

Vlerësim dhe mirënjohje për anëtarët dhe profesionistët tanë!

No Comments

Leave a Reply