KOMF vizitoi organizatën anëtare “Autizmi, e cila është ndër organizatat kryesore që ofron shërbime multi-disiplinare dhe profesionale për fëmijët me autizëm, me qëllim integrimin dhe ngritjen e vetëdijes në shoqëri.
Përgjatë takimit, u diskutua për shërbimet e ofruara, përfituesit (fëmijët dhe familjet), planifikimet dhe sfidat me të cilat kjo organizatë ballafaqohet për të siguruar që fëmijët me autizëm marrin shërbimet e nevojshme për zhvillim dhe përmbushje të potencialit të plotë.
Qëllimi i vizitave tek organizatat anëtare është evidentimi i çështjeve të cilat duhen ngritur në nivel të debatit institucional, për të siguruar shërbime të qëndrueshme e cilësore për fëmijët e cenueshëm. KOMF mbetet i përkushtuar për të vijuar bashkë me 35 organizatat anëtare, avokimin drejt realizimit të të drejtave të fëmijëve.
No Comments