KOMF është duke mbështetur hartimin e Kurrikulës për Fëmijë për sistemin e drejtësisë për fëmijë në kuadër të Akademisë së Drejtësisë.
Qëllimi i përgjithshëm i kurrikulës është të forcojë sistemin e drejtësisë për fëmijët dhe të miturit në Kosovë, të përmirësojë njohuritë dhe aftësitë e profesionistëve të drejtësisë në lidhje me të drejtat e fëmijëve, drejtësinë e të miturve dhe procedurat ligjore që ndikojnë tek ta. Kjo përfshin njohuri për standardet ndërkombëtare dhe evropiane, si dhe praktikat më të mira për trajtimin e çështjeve të fëmijëve dhe të miturve në sistemin e drejtësisë.
Programi i ri mësimor do të përqendrohet në:
Ky përmirësim i kurrikulës synon të krijojë një sistem të drejtësisë më të drejtë dhe efektiv për fëmijët dhe të miturit në Kosovë.
Ky Program Kurrikular do ti dedikohet profesionistëve të sistemit të drejtësisë për fëmijë dhe të mitur, konkretisht gjyqtarët, prokurorët, avokatët, oficerët e policisë dhe punonjësit socialë që punojnë me fëmijët, mbrojtësit e viktimave dhe zyrtarët sprovues.
Kurrikula do të përbëhet prej 13 moduleve si vijon:
Pjesa e përgjithshme:
Moduli 1: Korniza ligjore ndërkombëtare dhe kombëtare për të drejtat e fëmijëve dhe drejtësinë për të mitur
Moduli 2: Psikologjia e zhvillimit të fëmijëve dhe të adoleshentëve
Moduli 3: Komunikimi dhe intervistimi me fëmijët
Moduli 4: Vlerësimi i rrezikut dhe nevojave të fëmijëve
Pjesa Penale:
Moduli 5: Procedurat gjyqësore për fëmijët dhe të miturit
Moduli 6: Masat e diversitetit dhe masat edukative
Moduli 7: Mbrojtja e fëmijëve pa përgjegjësi penale dhe ndërmjetësimi
Moduli 8: Mbrojtja e fëmijëve viktima dhe dëshmitarë
Moduli 9: Veprat penale kundër integritetit seksual
Pjesa Civile:
Moduli 10: Mbrojtja gjyqësore e të drejtave të fëmijëve në procedurën kontestimore dhe jo kontestimoe
Moduli 11: Format alternative të mbrojtjes së fëmijës
Moduli 12: Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në procedurat e shkurorëzimit
Moduli 13: Të drejtat e fëmijëve në procedurat e trashëgimisë
Recent Comments