KOMF mbajti takimin e rregullt të ekipit të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”.
Në këtë takim u diskutuan arritjet dhe sfidat gjatë implementimit të projektit, duke u fokusuar edhe në sfidat e hasura në realizimin e aktiviteteve për shkak të situatës pandemike.
Gjithashtu, partnerët e projektit përditësuan planin e aktiviteteve të përbashkëta për gjashtë-mujorin e ardhshëm.
Projekti “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim” financohet nga Bashkimi Europian, menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementohet nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP dhe KMOP.
No Comments