29 Janar 2021
KOMF ka mbajtur trajnimin tre ditor për kontraktimin e shërbimeve sociale nga autoritetet publike, skemën e kontraktimit dhe procedurat e prokurimit.
Gjatë këtij trajnimi i cili u udhëhoq nga eksperti ndërkombëtar, PanagiotisFlessas, janë ndarë praktikat e mira të aplikuara në Greqi dhe raste të ndryshme konkrete të cilat kanë mundësuar zhvillimin e këndvështrimeve të reja për të nxitur më tej kompletimin e procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale në Kosovë.
Qëllimi i përgjithshëm i këtij trajnimi është ngritja e kapaciteteve të organizatave anëtare të KOMF dhe partnerëve të jashtëm, rreth modeleve të kontraktimit të shërbimeve sociale nga ana e autoriteteve lokale në nivel qendror dhe lokal, rreth skemave të ndryshme të kontraktimit si dhe procedurave të prokurimit.
Ky trajnim u mundësua në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE–së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.
No Comments