Reagim

Reagim

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, ka parë me shqetësim videon e publikuar në media, me pamjet filmike të ushtrimit të dhunës ndaj një fëmije.

KOMF bën thirrje tek mediat që kanë publikuar pamje filmike të cilat mund të çojnë në zbulim të identitetit të fëmijës, t’i largojnë menjëherë ato.

Zbulimi i identitetit të fëmijës viktimë çon në dëmtim të rëndë dhe riviktimizim të fëmijës. Mediat në radhë të parë të mbrojnë mirëqenien, integritetin e fëmijës, konfidencialitetin e rastit duke pasur në fokus interesin më të mirë të fëmijës.

Pamjet filmike të dorëzohen tek organet e rendit dhe drejtësisë, prej të cilave KOMF kërkon ndërmarrjen e veprimeve urgjente sipas legjislacionit në fuqi për sigurimin e mbrojtjes dhe mirëqenies së fëmijës dhe marrjen e masave ndaj kryerësit.

Dhuna ndaj fëmijëve është vepër penale e sanksionuar me Kodin Penal të Kosovës, prandaj KOMF bën apel për zbatim të menjëhershëm e rigoroz të legjislacionit.

No Comments

Leave a Reply