ChildPact (Koalicioni Rajonal për Mbrojtjen e Fëmijëve) dhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) publikuan studimin krahasues ndërmjet rezultateve të Indeksit të Mbrojtjes së Fëmijës dhe Raportit të Progresit të Bashkimit Europian për Kosovën, duke e vënë theksin në një sërë veprimesh që Kosova duhet të ndërmarrë për të zhvilluar më tej kapacitetet e saj për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve.
Raporti i Progresit të BE-së për Kosovën dhe rezultatet e Indeksit të Mbrojtjes së Fëmijës, ofrojnë një mundësi të jashtëzakonshme për të krahasuar dhe për të thelluar rekomandimet në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të mjedisit të mbrojtjes të fëmijës në Kosovë.
Të dy dokumentet theksojnë çështje të ngjashme, si dhe përfshijnë rekomandime.
Për të lexuar studimin e plotë, klikoni këtu.
No Comments