KOMF mbajti takimin e Asamblesë së Përgjithshme. Në këtë takim anëtarët aprovuan raportin narrativ dhe financiar për vitin 2023. Po ashtu u prezantuan të gjeturat dhe rekomandimet kryesore nga raporti: “Vlerësimi i Nevojave të KOMF”, u votua për riorganizimin e grupeve tematike dhe rritjen e pagesës për anëtarësi.
Në pjesën e dytë të ditës u mbajtën zgjedhjet për Bordin Drejtues dhe Presidentin e KOMF, për mandatin e ardhshëm dy vjeçar.
Asambleja e Përgjithshme zgjodhi për anëtarë të Bordit Drejtues:
– Remzije Krasniqi, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë – Presidente e KOMF
– Sebahate Hajdini Beqiri, Down Syndrome Kosova – Anëtare e Bordit Drejtues
– Ibadete Krasniqi, Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP – Anëtare e Bordit Drejtues
– Gani Lluga, ASTRA – Anëtar i Bordit Drejtues
– Rexhep Sefedin Gojnovci, Organizata Rinore Akti – Anëtar i Bordit Drejtues.
Ky takim u mbështetet nga projekti rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).
Recent Comments