Thirrje për aplikim: Ekspert Vendor

Thirrje për aplikim: Ekspert Vendor

Funksioni: Zhvillimi i moduleve të trajnimit për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës (LMF) si dhe mbajtja 17 punëtorive dyditore për profesionistët e përfshirë në mbrojtjen e fëmijëve, për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.

Vendi i punës: Kosovë

Emri i projektit: Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, i themeluar në vitin 2011, është një koalicion i përbërë nga 34 OJQ vendore dhe ndërkombëtare që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, me mision të përbashkët për të avokuar dhe mbrojtur të drejtat e fëmijëve në Kosovë.

KOMF i mbështetur nga UNICEF dhe në partneritet me USAID-in, është duke zbatuar projektin “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme”. Projekti ka katër objektiva kryesore: 1. Fuqizimi i kapaciteteve të profiesionistëve për mbrojtjen e fëmijëve, për të zbatuar Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët; 2. Fuqizimi i akterëve të përfshirë në shërbime sociale për të ofruar shërbime sociale cilësore për fëmijët; 3. Fuqizimi i kapaciteteve të Drejtorive Komunale të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe QPS-ve për planifikimin, monitorimin, buxhetimin dhe kontraktimin e shërbimeve sociale; 4. Rritja e ndërgjegjësimit të vendimmarrësve, akterëve të përfshirë ne shërbime sociale dhe publikut të gjerë për rëndësinë e punës sociale dhe ofrimit të shërbimeve sociale cilësore.

Në kuadër të objektivit të parë, KOMF publikon shpalljen për aplikim për një Ekspert Vendor për zhvillimin e moduleve të trajnimit për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës si dhe mbajtjen 17 punëtorive dy-ditore për profesionistët e përfshirë në mbrojtjen e fëmijës, për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.

Klikoni këtu për të shkarkuar thirrjen e plotë për aplikim.

Afati për aplikim:

  • Dokumentet e aplikimit duhet të dërgohen më së voni më 29 qershor 2022, deri në mesnatë në info@komfkosova.org. Aplikimet duhet të dorëzohen në gjuhën angleze. Aplikimet e marra pas afatit nuk do të merren parasysh.

No Comments

Leave a Reply