Si Koalicion kishim knaqësinë të vizitojmë organizatën anëtare Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT dhe Feride Rushiti me ekipën e saj të cilët janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2025.
Si Koalicion, ndjehemi shumë krenarë që puna dhe kontributi i organizatës anëtare QKMRT udhëhequr nga Feride Rushiti është çmuar dhe vlerësuar në këto përmasa.
Feride Rushiti ndau gjithë rrugëtimin e QKMRT, punën e parreshtur dhe të jashtzakonshme për fuqizimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, avokimin e fuqishëm në krijimin e infrastrukturës ligjore për njohjen dhe mbështetjen e tyre, ngritjen e vetëdijësimit të shoqërisë dhe thyerjen e stigmës, mbështetjen e tyre në kërkimin e drejtësisë, etj. Sukseset e QKMRT janë të panumërta dhe nuk kanë të ndalur.
QKMRT do të mbetet shembull insipirimi për organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, në Europë dhe në botë.
Recent Comments