Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF morri pjesë në takimin e radhës të partnerëve të projektit “Ndërtimi i kapaciteteve përmes inovacionit social drejt përmirësimit dhe qëndrueshmërisë së shëndetit dhe mirëqenies në komunitet – SUSWELL” në Lisbonë, Portugali.
Gjatë këtij takimi partnerët e projektit diskutuan për aktivitetet e realizuara deri më tani, me qëllim të shkëmbimit të praktikave të mira në mes të shteteve partnere në projekt për të përmirësuar mirëqenien në komunitet.
Përveç takimit të rregullt dhe pjesëmarrjes në punëtori, u organizua edhe vizita studimore në dy organizata lidere në Portugali në fushën e mbrojtjes së viktimave dhe personave me aftësi të kufizuar. Konkretisht, KOMF ka vizituar organizatën “Portuguese Association for Victim Support (APAV)” për trajtimin e viktimave si dhe “Fundaçao LIGA” fondacion për trajtimin e personave me aftësi të kufizuar.
Projekti SUSWELL mbështetet nga Erasmus+ dhe implementohet në Prishtinë nga KOMF dhe Kolegji Heimerer.
No Comments