28 – 29 Gusht 2019
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Zyrën e UNICEF në Kosovë dhe Save the Children është duke mbajtur punëtorinë dy ditore për hartimin e Projektligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare.
Aktualisht, MPMS është në fazën e hartimit të këtij Projektligji dhe kjo punëtori po shërben për sjelljen e diskutimeve në mes të akterëve kryesor të fushës, duke thelluar rekomandimet për hartimin e Projektligjit.
Punëtoria është duke u fasilituar nga ekspertja e kontraktuar nga Zyra e UNICEF në Kosovë, Anna Nordenmark Severinsson dhe eksperti i kontraktuar nga Save the Children, Jeton Uruqi
Në këtë punëtori po marrin pjesë anëtarë të grupit punues për hartimin e projektligjit, që përfshinë përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit, përfaqësues të Qendrave për Punë Sociale, përfaqësues nga komunat, përfaqësues të KOMF, UNICEF etj.
Punëtoria po mbahet në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.
No Comments