22 Qershor 2021
KOMF bashkë me organizatat anëtare SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror OFAP, Zyrën e UNICEF në Kosovë dhe Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, punuan propozim nenet mbi çështjet që ndërlidhen me të drejtat e fëmijëve në Projekt Kodin Civil.
Konkretisht, grupi hartoi propozimet për afatet në procedurat e adoptimit, strehimin familjar, strehimin rezidencial, jetesën e pavarur të mbikëqyrur të cilat do të adresohen drejt Ministrisë së Drejtësisë.
No Comments