POLITIKA REKOMANDUESE PËR SHËNDETIN E FËMIJËVE

POLITIKA REKOMANDUESE PËR SHËNDETIN E FËMIJËVE

KOMF përmes Politikës Rekomanduese për Mbrojtjen e Shëndetit të Fëmijëve, kërkon vendosjen e shëndetit të fëmijëve në qendër të prioriteteve dhe të veprimeve në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Drejtorive Komunale për Shëndetësi. Politika Rekomanduese u hartua nga Grupit Tematik për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shëndetësi, në kuadër të KOMF.

Çështjet prioritare të ngritura me këtë Politikë Rekomanduese janë: Gjidhënia, imunizimi dhe shërbimet shëndetësore për fëmijët në kujdesin parësor; Shërbimet shëndetësore për fëmijët në kujdesin sekondar dhe terciar; Shërbimet shëndetësore për fëmijët e komuniteteve; Mbrojtja e fëmijëve nga abuzimi me narkotikë, duhani, alkooli dhe pijet energjike; Mbrojtja e shëndetit mendor të fëmijëve; Mbrojtja e fëmijëve nga ndotja e ajrit; Furnizimi me barna dhe Lista e Barnave Esenciale; Ligji për Sigurime Shëndetësore; Integrimi i shërbimeve shëndetësore, sociale dhe arsimore; Blerja e shërbimeve shëndetësore nga sektori jo qeveritar dhe privat.

KOMF kërkon vëmendje dhe ndërhyrje të menjëhershme në çështjet e adresuara në këtë politikë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe rekomandon fuqishëm Ministrinë e Shëndetësisë dhe Drejtoritë Komunale për Shëndetësi që të rrisin investimet në sektorin e shëndetësisë, me qëllim implementimin dhe zbatimin e reformave dhe politikave në këtë sektor, të cilat ndikojnë në sigurimin e shërbimeve cilësore për fëmijë.

Për të lexuar Politikën Rekomanduese për Shëndetin e Fëmijëve, klikoni këtu.

No Comments

Leave a Reply