Përfaqësues të KOMF morën pjesë në aktivitetet e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Iliria” në Strofc të Vushtrisë, të organizuara me mbështetjen e organizatës anëtare të KOMF, Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror OFAP si dhe aktivitetet e Komunës së Vushtrrisë të organizuara me mbështetjen e organizatës anëtare Qendra për Arsim e Kosovës, për të shënuar 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve.
Aktivitetet me pjesëmarrje aktive të fëmijëve, kishin si qëllim ngritjen e vetëdijes së shoqërisë për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe në të njëjtën kohë kanë shërbyer si rekreacion dhe festë për shënimin e Ditës së Fëmijëve.
No Comments