Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve- KOMF dhe Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror OFAP, mbështetën Asociacionin e Komunave të Kosovës, për takimin e radhës së Kolegjiumit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Takimi kishte qëllim diskutimin e temave aktuale në kuadër të zhvillimit të veprimtarisë të Kolegjiumit. KOMF dhe OFAP diskutuan mbi të gjeturat e raportit të monitorimit të shërbimeve sociale si dhe shprehën gatishmërinë për të mbështetur komunat në procesin e krijimit të skemës së kontraktimit të shërbimeve sociale.
Në takim mori pjesë edhe përfaqësuesi nga Lidhja e Qendrave për Punë Sociale, i cili foli rreth nevojës për rritjen e investimeve komunale për shërbime sociale.
Ky takim u mundësua në kuadër të projektit “Joint Action for Decentralization” (Aksioni i Përbashkët për Decentralizim), projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP dhe KMOP.
No Comments