Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF mbajti punëtorinë dy ditore për hartimin e Manualit të Ngritjes së Fondeve nga Korporatat, Bizneset dhe Individët”, e cila u drejtua nga Albana Zogu nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë.
Kjo punëtori është vazhdimësi e punëtorisë dy ditore “Hartimi i Strategjisë së Ngritjes së Fondeve dhe Vullnetarizmit” të mbajtur në Nëntor 2021, gjatë së cilës u evidentua si vështirësi kryesore ngritja e fondeve nga korporatat, bizneset dhe individët. Ky manual do të udhëzojë dhe lehtësojë punën e organizatave për të bërë ngritje të fondeve nga korporatat, bizneset dhe individët.
Punëtoria u mundësua në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE–së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.
Pjesëmarrës ishin përfaqësues nga organizatat anëtare: Organizata për fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, Action for Mothers and Children, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Childproof/CIPOF, Down Syndrome Kosova, Shoqata “Autizmi” – Prishtinë, Qendra Labyrinth, Terre des hommes – Kosovo, KRCT – Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims, Organizata Rinore Akti, Handikos Gjakovë, Handikos Ferizaj.
No Comments