Përfaqësues nga Komuna e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit, Mamushës dhe Dragashit morën pjesë në punëtorinë dy ditore lidhur me planifikimin, monitorimin, buxhetimin dhe kontraktimin e shërbimeve sociale, të organizuar nga KOMF në bashkëpunim me Departamentin për Politika Sociale dhe Familjare në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.
Përgjatë kësaj punëtorie përfaqësuesit nga komunat u informuan dhe diskutuan për planifikimin dhe financimin e shërbimeve sociale si dhe ndanë praktikat e ndryshme për mënyrën e planifikimit, buxhetimit dhe kontraktimit të shërbimeve sociale.
Pjesëmarrës në punëtori ishin përfaqësues nga Drejtoritë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Drejtoritë Komunale për Buxhet, Qendrat për Punë Sociale, përfaqësues nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe organizatat jo qeveritare Qendra e Kujdesit Ditor – PEMA, Nevo Koncepti, HandiKos – Prizren, Handikos Suharekë, CONCORDIA Kosovo, SHL-Kosova dhe Hareja.
Kjo punëtori u mundësua në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, mbështetur nga UNICEF në Kosovë në partneritet me USAID.
No Comments