KOMF në bashkëpunim me Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, vazhdon ngritjen e kapaciteteve në nivel lokal për implementimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.
Punëtoria e radhës po mbahet në Rajonin e Gjilanit, me komunën e Gjilanit, Komuna e Vitisë dhe Komuna e Kamenicës, me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga Kabinetet e Kryetarëve të Komunave, Drejtoritë Komunale, Njësitë Komunale për të Drejtat e Njeriut, Qendrat për Punë Sociale, drejtorë të shkollave, psikologë, pedagogë dhe përfaqësues të organizatave jo qeveritare. Pjesëmarrësit po diskutojnë dhe informohen mbi çështjet kryesore që prekin mbrojtjen e fëmijës siç janë raportimi i rasteve të shkeljes së të drejtave të fëmijës, format e mbrojtjes së fëmijës, masat parandaluese për mbrojtjen e fëmijës etj.
Kjo punëtori u mundësua në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, mbështetur nga UNICEF në Kosovë në partneritet me USAID.
No Comments