Përfaqësues të Drejtorive Komunale për Arsim, Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Policisë së Kosovës, Qendrave për Punë Sociale, drejtorë të shkollave, psikologë, Njësitet Komunale për të Drejtat e Njeriut dhe organizata jo qeveritare nga Komuna e Prizrenit, Komuna e Dragashit dhe Mamushës u informuan dhe diskutuan për përgjegjësitë dhe detyrimet që dalin nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës.
Objektiva kryesore e këtyre serive të punëtorive në komuna është ndërtimi dhe fuqizimi i një sistemi gjithëpërfshirës dhe efikas për mbrojtjen e fëmijëve me anë të implementimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, për të mundësuar ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijë.
KOMF në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, po realizon këto punëtori në komuna, të cilat mundësohen në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme”, mbështetur nga UNICEF në Kosovë në partneritet me USAID.
No Comments