Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me KOMF, prezantoi Analizën mbi gjendjen aktuale të Qendrave për Punë Sociale, me fokus sfidat në aspektin ligjor, institucional dhe funksional.
Qëllimi i kësaj analize është identifikimi i sfidave kryesore të Qendrave për Punë Sociale, në aspektin ligjor, institucional dhe funksional dhe prezantimi i boshllëqeve dhe zgjidhjeve përkatëse për një ristrukturim të duhur të QPS – ve në kuadër të procesit të reformës së plotë të shërbimeve sociale në Kosovë.
Hartimi i analizës u mundësua në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, i cili mbështetet nga Unicef Kosovo Programme në partneritet me USAID Kosovo.
No Comments