Sot në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 5 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Familjes, KOMF, Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë në bashkëpunim me Office for Good Governance- office of the Prime Minister in Kosovo, ndriçuan ndërtesën e Qeverisë me mesazhin: Hape Derën, Çele Zemrën! Bëhu Familje Strehuese!
Qëllimi i këtij aktiviteti është zhvillimi i strehimit familjar në Kosovë, si formë e mbrojtjes së fëmijëve.Duke parë rëndësinë e madhe që ka mbrojtja e fëmijës dhe përfitimet nga format e kujdesit alternativ, e veçanërisht nga vendosja e tij/saj në strehimin familjar, ne përmes këtij aktiviteti bëjmë thirrje për qyetarët dhe familjet që plotësojnë kushtet për tu bërë familje strehuese, që të bëhen pjesë e këtij sistemi të mbrojtjes së fëmijëve në nevojë.
Recent Comments