Më 1 Qershor – Ditën Ndëkombëtare të Fëmijëve, u mbajt takimi i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijës.
Si anëtar i Komitetit, KOMF adresojë gjatë takimit çështjet prioritare për mbrojtjen e fëmijës, sikurse: nevoja për mobilizim dhe investim për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës për të mbrojtur fëmijët nga të gjitha format e dhunës, neglizhimit apo çfarëdo forme tjetër që cenon zhvillimin, mirëqenien dhe edukimin e fëmijëve.
Për më tepër, KOMF adresoj nevojën për trajtim me urgjencë të situatës së fëmijëve të cenueshëm siç janë fëmijët me aftësi të kufizuara si dhe fëmijët përdorues të substancave narkotike.
Recent Comments