220 ofrues të shërbimeve sociale nga sektori publik dhe jo qeveritar ndjekën trajnimin në modulin “Legjislacioni i Shërbimeve Sociale dhe Familjare”
Gjatë muajit Shtator – Tetor 2023, KOMF ka mbajtur trajnimet dy ditore për këtë tematikë në shtatë regjionet e Kosovës, ku kanë përfituar 220 ofrues të shërbimeve sociale nga të gjitha komunat e Kosovës nga sektori publik dhe jo qeveritar.
Falenderojmë të gjithë ofruesit e shërbimeve sociale dhe familjare për interesimin e madh për të ndjekur këtë trajnim.
Me qëllim ngritjen e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve sociale, KOMF ka mbështetur edhe hartimin e Modulit mbi “𝐋𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐥𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐞 𝐒𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐅𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞”.
Ky aktivitet mundësohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, dhe mbështetet nga Unicef Kosovo Programme në partneritet me USAID Kosovo.
Recent Comments