Letër e hapur drejt Kryeministrit, Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve dhe Ministres së Drejtësisë: Shërbimet sociale rrezikojnë të mbyllen në Janar 2024!

Letër e hapur drejt Kryeministrit, Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve dhe Ministres së Drejtësisë: Shërbimet sociale rrezikojnë të mbyllen në Janar 2024!

Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, i cili përfaqëson 35 organizata jo qeveritare, ka adresuar një letër të hapur tek Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Ministrja e Drejtësisë, duke kërkuar ndërmarrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e mbylljes së shërbimeve sociale për fëmijët e cenueshëm. Konkretisht, KOMF ka kërkuar sigurim të financimit për ofrimin e shërbimeve sociale, të cilat janë jetike për fëmijët e cenueshëm, shërbime të cilat si pasojë e mos mbështetjes financiare nga Qeveria rrezikojnë të mbyllen nga 1 Janar 2024.

Për të lexuar letrën e plotë, klikoni këtu.