KOMF vlerëson fillimin e procesit të pilotimit për reformën e skemës së asistencës sociale nga Ministria e Financave, e cila trajton diskriminimin në skemën aktuale.
Skema e re e pilotuar largon diskriminimin që ekziston me skemën aktuale, duke mos përjashtuar nga skema familjet që nuk kanë fëmijë nën 5 vjeç. Tani më, familjet e cënueshme do të kenë mundësinë të aplikojnë për t’u përfshirë në skemën e re të asistencës sociale.
KOMF me vite radhazi ka kërkuar largimin e këtij kriteri diskriminues në Ligjin për Asistencë Sociale, ku përcaktohet se familja duhet të ketë të paktën një fëmijë nën moshën 5 vjeç për të përfituar nga skema e asistencës sociale, pikërisht kur fëmija duhet të fillojë të shkollohet dhe rrjedhimisht dhe familja do të ketë shpenzime edhe më të mëdha.
Prandaj, largimi i këtij kriteri në kuadër të procesit të pilotimit të Skemës së Asistencës Sociale vlerësohet hap pozitiv, i cili do të ndikojë në mbështetjen e fëmijëve dhe familjeve për zhvillim të shëndetshëm dhe zhvillimin e potencialit të plotë.
Recent Comments