Fillojnë trajnimet për profesionistët e drejtësisë bazuar në Programin e ri Kurrikular për Fëmijë

Fillojnë trajnimet për profesionistët e drejtësisë bazuar në Programin e ri Kurrikular për Fëmijë

Trajnimi i parë për vitin 2025 i organizuar nga Akademia e Drejtësisë mbështetur nga KOMF bazuar në Kurrikulën e re për Fëmijë,  prezantoi parimet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve sipas legjislacionit vendor dhe ndërkombëtar; Kriteret që merr për bazë gjykata në rastet e besimit të fëmijëve dhe parimet për përcaktimin e alimentacionit; caktimi i kontakteve personale, si dhe masat e përkohshme sipas Ligjit për Familjen të Kosovës, etj.
Interesimi ishte i madh i profesionistëve të drejtësisë për të ndjekur trajnimin mbi modulin “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në rastet e shkurorëzimit”, në kuadër të Programit të ri Kurrikular për Fëmijë.
Hartimi i Programit të ri Kurrikular për Fëmijë në kuadër të Akademisë së Drejtësisë është mbështetur nga KOMF  dhe Zyres së UNICEF në Kosovë. Programi e ri Kurrikular për Fëmijë përbëhet nga 12 module trajnimi.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Mbrojtja e fëmijëve të cenueshëm në Kosovë”, i cili mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe implementohet nga Zyra e UNICEF në Kosovë në bashkëpunim me Koalicionin e OJQ -ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF.