Grupi Punues në kuadër të Policisë së Kosovës mbështetur nga KOMF, ka finalizuar Procedurën Standarde të Veprimit dhe formës për shqiptimin e masës së diversitetit për të miturit në konflikt me ligjin “Vërejtja Policore”.
Masa e Vërejtjes Policore sipas Kodit të Drejtësisë për të Mitur, caktohet ndaj të miturit si kryes i veprës penale për herë të parë për vepra penale për të cilat është paraparë dënimi me gjobë ose dënimi me burg deri në tri vite. Vërejtjen policore si masë të diversitetit e cakton zyrtari policor me lejen e prokurorit të shtetit për të mitur.
Kjo shënon një moment të rëndësishëm dhe ndikon në përmirësimin e sistemit të drejtësisë për të mitur, duke synuar parandalimin e procedurës gjyqësore, rehabilitimin dhe reintegrimin e të miturve në komunitet dhe parandalimin e sjelljeve recidiviste.
Hartimi i Procedurës Standarde të Veprimit dhe formës për shqiptimin e “Vërejtjes Policore”, mbështetet në kuadër të projektit “Mbrojtja e fëmijëve të cenushëm në Kosovë”, i cili mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe implementohet nga Zyra e UNICEF në Kosovë në bashkëpunim me Koalicionin e OJQ -ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF.
Recent Comments