Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Unicef Kosovo Programme dhe mbështetur nga Bashkimi Europian në Kosovë publikoi studimin “Vlerësimi mbi efektivitetin e masave për mbrojtjen e fëmijës viktimë apo dëshmitar të dhunës”.
Qëllimi i konferencës ishte të prezantojë gjetjet kryesore përpara përfaqësuesve të institucioneve relevante të drejtësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve, si dhe të diskutohet bashkërisht mbi praktikat aktuale dhe rekomandimet për përmirësim, zhvillimin dhe zbatimin e mëtejshëm të politikave në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e fëmijës.
Hyrja në fuqi e Kodit të Drejtësisë për të Mitur dhe Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës ka përforcuar kornizën ligjore për mbrojtjen e fëmijëve viktima dhe dëshmitarë të dhunës dhe formave të ndërlidhura. Pavarësisht përparimeve në ndërtimin e pjesshëm të sistemit të drejtësisë për fëmijë, vlerësimi ka identifikuar se zbatimi praktik i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës dhe Kodit të Drejtësisë për të Mitur, në pjesën që rregullon mbrojtjen e fëmijëve viktima apo dëshmitarë, mbetet i kufizuar dhe nuk përputhet plotësisht me qëllimet e ligjvënësit dhe standardet ndërkombëtare.
Vlerësimi përmban një sërë rekomandimesh që synojnë të ndihmojnë institucionet e drejtësisë, dhe jo vetëm ato, në forcimin e zbatimit të sistemit të drejtësisë për fëmijë dhe në sigurimin që ky sistem të ofrojë mbrojtjen e synuar për fëmijët, përmes një zbatimi efikas të masave dhe mekanizmave për mbrojtjen e tyre.
Recent Comments