28 Prill 2020, Prishtinë
ChildPact si një rrjet rajonal i koalicioneve nacionale ku bën pjesë edhe KOMF, ka publikuar një deklaratë me kërkesa specifike dhe rekomandimet e nxjerra në nivele nacionale nga anëtarët e këtij rrjeti.
Kjo deklaratë përmban edhe informacione mbi gjendjen me Covid – 19 në rajonin e zgjeruar të Detit të Zi dhe Ballkanin Perëndimor si dhe informacione mbi angazhimin e OJQ-ve që punojnë me fëmijë në këtë rajon, veçanërisht fëmijët më të ekspozuar dhe të ndjeshëm ndaj pandemisë Covid-19, dhe për OJQ-të që ofrojnë shërbime për mijëra fëmijë të cenueshëm në të gjithë rajonin.
Për të lexuar deklaratën e plotë, klikoni këtu.
No Comments