Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KOMF, nisën fushatën e veçantë: “Dhuro 1 orë pune, për 1 qershor”. Përmes kësaj fushate, iu bëjmë thirrje të gjithëve, që të shprehni dashurinë dhe mbështetjen tuaj për fëmijët pa përkujdes prindëror dhe ata në rrezik të braktisjes, duke ndarë një orë pune me fëmijët.
Sot në sheshin Xhorxh Bush u përçuan mesazhe sensibilizuese për mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror, ku shumë fëmijë e familje ju bashkuan festës.
E festës ju bashkua edhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci në këndin e leximit, ku fëmijët lexuan poezi e tregime për Ministren, dhe ajo lexoi për fëmijët si dhe u përgjigj në pyetjet e tyre aq të këndshme.
Çdo orë pune që dhuroni do të ndihmojë në përkujdesjen dhe zhvillimin e fëmijëve, duke u ofruar një shtëpi të sigurtë, arsimin dhe kujdesin e dashninë e nevojshme.
Recent Comments