KOMF shënoi Ditën Ndërkombëtare të Familjes në ambientin familjar të familjes strehuese Aziz dhe Alie Hamdiu në Komunën e Gjilanit, ku festuam bashkë me familjet strehuese, Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror, Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu, Kryetarin e Komunës së Gjilanit Alban Hyseni dhe UNICEF në Kosovë.
KOMF shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për punën e familjeve strehuese ndër vite dhe mbetet i përkushtuar të avokojë për fuqizimin e strehimit familjar, si forma më e përshtatshme për mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror.
Recent Comments