Donjeta Kelmendi dhe Klevis Vaqari nga KOMF u pritën nga Ministrja Haxhiu

Donjeta Kelmendi dhe Klevis Vaqari nga KOMF u pritën nga Ministrja Haxhiu

Në takimin në të cilin të pranishëm ishin edhe përfaqësues të tjerë të Kabinetit, është diskutuar për çështjet e rëndësishme të bashkëpunimit në fushën e shërbimeve sociale. Mes tjerash, është diskutuar për gjendjen aktuale të shërbimeve sociale, si dhe për planifikimin e menaxhimit, financimit dhe ofrimit të shërbimeve sociale, përfshirë llogaridhënien, pas kalimit të këtyre shërbimeve nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në Ministria e Drejtësisë.

Me këtë rast, ministrja Haxhiu e vlerësoi të mirëseardhur bashkëpunimin me KOMF dhe mbështetjen e bashkëpunëtorëve në procesin e reformimit të shërbimeve sociale, përfshirë këtu edhe përmirësimin dhe avancimin e kornizës përkatëse ligjore. Në anën tjetër, përfaqësuesit e KOMF shprehën gatishmërinë e tyre për thellimin e bashkëpunimit tutje dhe mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë në këtë proces.

No Comments

Leave a Reply