Titulli i kontratës: Shërbime të dizajnit dhe printimit për Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF
KOMF është i interesuar për të kontraktuar një subjekt me veprimtari dizajni dhe printimi të raporteve, materialeve promovuese dhe gjërave tjera të cekura në Aneks 2 – Specifikimi Teknik dhe oferta Financiare. Të gjitha subjektet e interesuara që përmbushin kriteret dhe kushtet të cilat janë të specifikuara në Aneks 1 – Termat e Referencës janë të ftuara të dorëzojnë propozimin.
Emri i Kontratës: Shërbime të dizajnit dhe printimit
Numri i referencës: 001/03/2023
Data e publikimit: 06 Mars 2023
Data e mbylljes: 19 Mars 2023, ora 00:00.
Autoriteti Kontraktues: Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve
Adresa: Rr. Sejdi Kryeziu Bl-4, Nr. 14, 10 000 Prishtinë, Kosovë
Oferta juaj duhet të dorëzohet përmes e-mailit zyrtar info@komfkosova.org para përfundimit të afatit të lartë-cekur. Të gjitha dokumentet duhet të jenë në përputhje me kërkesa të cilat janë të cekura në Aneks 1 – Terma e Referencës.
Për pyetje shtesë lidhur me këtë prokurim dhe ToR ju lutem dërgoni pyetjet në formë të shkruar në e-mail zyrtar si më poshtë:
E-mail: info@komfkosova.org.
Data e fundit për pyetje: 10 Mars 2023
Ju lutemi sigurohuni që të dorëzoni ofertën tuaj në mënyrën dhe në kohën e përshkruar në Kushtet e Referencës.
No Comments