Grupit Tematik për Mbrojtjen dhe Shëndetin e Fëmijëve shqyrton draftin e Projektligjit për Shëndetësi

Grupit Tematik për Mbrojtjen dhe Shëndetin e Fëmijëve shqyrton draftin e Projektligjit për Shëndetësi

Grupi Tematik për Mbrojtjen dhe Shëndetin e Fëmijëve ka mbajtur takimin e radhës. Anëtarët e Grupit Tematik për Mbrojtjen dhe Shëndetin e Fëmijëve, kanë shqyrtuar draftin e Projektligjit për Shëndetësi, i cili është në fazën e konsultimeve publike.
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka adresuar drejt Ministrisë së Shëndetësisë kërkesën për rregullimin e statusit të organizatave jo qeveritare në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Prandaj, në këtë takim u shqyrtuan dispozitat e këtij projektligji për këtë çështje por edhe çështje të tjera në interes të organizatave anëtare.
KOMF do të adresojë të gjitha komentet lidhur me draftin e Projektligjit drejt Ministrisë së Shëndetësisë.