KOMF si pjesë e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijës adresoi rekomandimet dhe kërkesat për mbrojtjen e fëmijëve. Rekomandimet kryesore përfshinë:
Reformimin e politikave sociale për zbutjen e varfërisë:
- Largimin e kriterit diskriminues në kuadër të Ligjit për Asistencë Sociale, ku përcaktohet që familja duhet të ketë të paktën një fëmijë nën moshën 5 vjeç për të përfituar nga skema e asistencës sociale;
- Hartimi i bazës ligjore për shtesat për fëmijë, duke qenë se aktualisht ofrohen në bazë të një vendimi;
Sigurimin e qëndrueshmërisë së shërbimeve sociale:
- Procedimin sa më të shpejt për miratim të Projekt Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, i cili parasheh krijimin e Grantit të Veçantë për Shërbime Sociale për të garantuar financim të qëndrueshëm të shërbimeve sociale;
- Miratimin e Ligjit të ri për Shërbime Sociale dhe Familjare i cili parasheh një reformë të thellë për shërbimet sociale me qëllim fuqizimin e shërbimeve ekzistuese dhe themelimin e shërbimeve dhe programeve të reja, sidomos për fëmijët për të cilët nuk ka shërbime, sikurse fëmijët e përfshirë në punë të rënda, fëmijët viktima të abuzimit me substanca narkotike etj.;
- Krijimin e një skeme të qëndrueshme për kontraktimin e shërbimeve sociale dhe familjare nga sektori jo-qeveritar dhe privat, për mos te patur shkëputje të shërbimeve për fëmijët e cenueshëm, shkëputje e cila rezulton me regres sidomos për fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët viktima të dhunës etj.;
- Vlerësimin e trajtimit të rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve, përfshirë trajtimin e kryesve të veprave penale që kanë të bëjnë me dhunë seksuale, gjatë viteve të fundit, me qëllim identifikimin e problemeve në sistem dhe kërkimin e llogaridhënies;
- Zgjerimin e vizitave shëndetësore në familje për shëndetin e fëmijës, duke pas parasysh të dhënat e fundit për trendin e ulët të gjidhënies dhe uljen e shkallës së imunizimit të fëmijëve.
- Rritjen e cilësisë në arsim, zbatimin efikas të ligjeve që rregullojnë gjithëpërfshirjen dhe qasjen në arsim dhe rritjen e inspektimit me qëllim rritjen e llogaridhënies;
No Comments