KOMF takohet me Kryetarin e Komunës së Gjilanit

KOMF takohet me Kryetarin e Komunës së Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti në takim Donjetë Kelmendi nga KOMF, drejtoreshën e Qendra e Kujdesit Ditor – PEMA Liridona Zogaj dhe Menaxheren e Programit në KOMF Klevis Vaqari.

Ky takim ka ardhur në kohën kur po mbahet dhe punëtoria dy-ditore për planifikim, monitorim, buxhetim dhe kontraktim të shërbimeve sociale nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në bashkëpunim me Departamentin për Politika Sociale dhe Familjare në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, mbështetur nga Unicef Kosovo Programme në partneritet me USAID Kosovo.

Në këtë takim është diskutuar për ngritjen kapaciteteve financiare në fushën e mirëqenies sociale.

No Comments

Leave a Reply