KOMF dhe KEP Trust nënshkruajnë marrëveshjen kornizë për certifikimin si “Kompani Mike e Fëmijëve”

KOMF dhe KEP Trust nënshkruajnë marrëveshjen kornizë për certifikimin si “Kompani Mike e Fëmijëve”

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF dhe KEP Trust kanë nënshkruar marrëveshjen kornizë për realizimin e procesit të certifikimit të KEP Trust si “Kompani Mike e Fëmijëve”.

Ky proces do të përfshijë vlerësimin e praktikave dhe politikave të KEP Trust në raport me respektimin e standardeve për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve. Në përputhje me këto standarde, KEP Trust synon të certifikohet si një institucion i përgjegjshëm dhe i përkushtuar që vepron në interesin më të mirë të fëmijëve.

Përmes kësaj marrëveshjeje, KOMF dhe KEP Trust do të zhvillojnë gjithashtu aktivitete të përbashkëta për rritjen e vetëdijesimit mbi mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, si dhe për promovimin e përgjegjësisë sociale dhe angazhimit të sektorit privat në krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe mbështetës për fëmijët.

Procesi i certifikimit bazohet në metodologjinë dhe standardet e modelit “Kompani Mike e Fëmijëve”, të zhvilluar nga Rrjeti Kombëtar për Fëmijët (NNC) në Bullgari, duke siguruar përputhshmëri me parimet dhe standardet ndërkombëtare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve.