KOMF kërkon forcimin e shërbimeve sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve në takimin me Ministrin Hoti

KOMF kërkon forcimin e shërbimeve sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve në takimin me Ministrin Hoti

KOMF u takua me Ministrin e Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, në një takim njoftues.

Përfaqësuesit e KOMF e uruan ministrin Hoti për detyrën, duke theksuar se themelimi i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare është një hap i rëndësishëm dhe i nevojshëm për fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe shërbimeve sociale në Kosovë.

Përfaqësuesit e KOMF shprehën kërkesën për procedimin sa më të shpejtë të thirrjes publike për mbështetjen financiare të organizatave ofruese të shërbimeve sociale, në mënyrë që të mos ketë vakum mes kontratave dhe ndërprerje të shërbimeve.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e konsolidimit të Ministrisë si institucion kyç për hartimin, koordinimin dhe zbatimin e politikave sociale, si dhe për nevojën e vazhdimit të forcimit të iniciativave në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve dhe grupeve të tjera në nevojë.

Një nga temat kryesore ishte edhe vazhdimi i konsolidimit të legjislacionit në fushën e mbrojtjes sociale, ndërsa përfaqësuesit e KOMF e vlerësuan si hap të rëndësishëm procedimin e projektligjeve të parapara në planin legjislativ të Ministrisë për këtë vit.

Ministri Hoti shprehu vlerësim për rolin dhe kontributin e organizatave joqeveritare në mbrojtjen dhe ofrimin e shërbimeve për kategoritë e cenueshme. Në takim u riafirmua angazhimi i përbashkët për adresimin e sfidave në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe çështjeve të tjera sociale që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e familjes dhe të fëmijëve në Kosovë.