26 Qershor 2020
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në partneritet dhe mbështetur nga SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, ka filluar procesin e hartimit të Strategjisë së Komunikimit 2020-2023.
Me qëllim identifikimin e nevojave dhe çështejve kryesore për hartimin e Strategjisë së Komunikimit, KOMF ka mbajtur takimin dy ditor konsultues online me anëtarët dhe partnerë të tjerë të KOMF, ku u diskutua rreth konceptit të komunikimit dhe aspekteve kryesore të tij, identifkimin e nevojave drejt përmirësimit në fushën e komunikimit, duke adresuar kështu aspektet kryesore për përfshirje në Strategjinë e Komunikimit.
Ky takim konsultues i paraprin procesit te hartimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Komunikim drejt decentralizimit të shërbimeve sociale. Dokumenti i dalë nga ky takim fillestar me nevojat dhe rekomandimet kryesore, do të shërbejë si dokument bazë në punëtorinë e për hartimin e Strategjisë së Komunikimit.
Takimi u drejtua nga Berat Kryeziu, Specialist për Ngritje të Kapaciteteve dhe Hulumtim në SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë.
Ky aktivitet u mbajt në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE–së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.
No Comments