Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, ka filluar implementimin e Grantit Institucional të Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF, “Angazhimi për Veprim të Përbashkët – EJA Kosovë”, i cili aktualisht bashkëfinancohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).
KOMF përmes këtij granti dy-vjeçar, ka për qëllim përmirësimin e gjendjes së fëmijëve dhe familjeve në Kosovë, përmes fuqizimit të Koalicionit, rritjes së pjesëmarrjes së fëmijëve dhe familjeve, avancimit të politikave dhe legjislacionit lidhur me të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës, fuqizimit të sistemit të mbrojtjes së fëmijës përmes monitorimit, avokimit dhe mobilizimit të akterëve relevant si dhe rritjes së vetëdijesimit të mediave dhe publikut të gjerë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës.
No Comments