Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF dhe Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, mbajtën sot takimin e rregullt të Lidhja e Qendrave për Punë Sociale Kosovë.
Takimi kishte si qëllim analizën e situatës së shërbimeve sociale në vend dhe hartimit të rekomandimeve për ligjin e zyrtarëve publik dhe ligjin e pagave.
Ky takim mundësohet nga projekti “Joint Action for Decentralization” (Aksioni i Përbashkët për Decentralizim), projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP dhe KMOP.
No Comments