KOMF ka realizuar vizitën studimore tre ditore në Greqi, për të parë nga afër modelin e kontraktimit të shërbimeve sociale nga autoritetet publike, për të shkëmbyer praktikat e mira dhe për të nxjerrë mësimet e duhura të zbatimit të praktikave të tilla në kontekstin e Kosovës.
Pjesëmarrës në vizitë ishin organizatat anëtare të KOMF ofruese të shërbimeve direkte sociale, përfaqësues nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, drejtoresha e Drejtorisë Komunale për Mirëqenie Sociale nga Komuna e Prishtinës dhe përfaqësuesi i Lidhjes së Qendrave për Punë Sociale të Kosovës.
Kjo vizitë studimore mundësohet në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE–së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.
No Comments