KOMF kundër ndërprerjes së mësimit në sistemin arsimor

KOMF kundër ndërprerjes së mësimit në sistemin arsimor

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF i cili përfaqëson 34 organizata jo qeveritare shpreh shqetësimin për ndërprerjen e mësimit në sistemin arsimor në Kosovë.

Pa kontestuar arsyet apo qëllimet e protestës, konsiderojmë se këto ndërprerje të përsëritura të procesit të rregullt mësimor, janë në kundërshtim me të drejtën themelore të fëmijës në arsim dhe në kundërshtim me interesin më të mirë të fëmijëve.

KOMF e njeh të drejtën e protestës dhe grevës si të drejta të garantuara me legjislacion, por konsideron se ndërprerjet e vazhdueshme të procesit arsimor kanë dëmtuar dhe po dëmtojnë procesin e rregullt mësimor dhe mësim-nxënien e fëmijëve. Vonesat në procesin e të nxënit dhe edukimit të fëmijëve do të lënë pasoja domethënëse në zhvillimin e tyre.

Pandemia Covid-19 ka dëmtuar procesin arsimor në Kosovë. Raportet e fundit tregojnë për humbjet mësimore afatshkurtra dhe afatgjata në të nxënë.

Situata e arsimit në Kosovë është rënduar ndjeshëm vitet e fundit, për pasojë KOMF konsideron se ndërprerja e procesit mësimor do të përkeqësojë edhe më tej gjendjen e fëmijëve dhe zhvillimin e tyre.

Andaj ne si KOMF, u bëjmë thirrje të gjitha palëve në këtë proces të gjejnë një zgjidhje të përbashkët dhe të krijojnë arsimim të qëndrueshëm në Kosovë, në mënyrë që në të ardhmen të mos ketë humbje të mësimit dhe nxënësit të vijojnë mësimin pa ndërprerje.

No Comments

Leave a Reply