9 Mars 2020
KOMF mbajti takimin e Asamblesë së Përgjithshme. Në pjesën e parë të takimit, janë prezantuar dhe aprovuar raporti narrativ dhe financiar për vitin 2019, prioritetet dhe Planin e Veprimit për vitin 2020.
Gjatë këtij takimi, Asambleja e Përgjithshme e KOMF, votoi për anëtarësimin e Qendrës “Labyrinth” dhe Organizata Jo-Qeveritare Peer Education Network – PEN.
Ndërkaq, në pjesën e dytë të takimit janë mbajtur zgjedhjet për anëtarët e Bordit Drejtues, ku anëtarët e KOMF kanë zgjedhur për anëtarë të Bordit Drejtues:
Në takim morën pjesë: Asociacioni për Trajnime Sociale, Hulumtime dhe Avokim – ASTRA, Balkan Sunflowers Kosova, Childproof/CIPOF, Education Comes First – ECF, Organizata Rinore Akti – Ora, Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, OPFAKKOS, PL4Y International, Qendra për Arsim e Kosovës – KEC, Qendra e Kujdesit Ditor PEMA, Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të qenieve njerëzore – MVPT, Qendra për Studime të Avancuara – FIT, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Shpresa dhe Shtëpi për Fëmijët Kosovë – SDSF, Shoqata e Paraplegjikëve dhe e Paralizës së Fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS, Terre des hommes, VoRAE, World Vision, Public Organization for Local Initiatives and Supports – POLIS, Qendra Sociale – Edukative SOS Kopshti dhe Nevo Koncepti.
No Comments