Përfaqësues të KOMF dhe organizatës anëtare Handikos, u takuan sot me Kryetarin e Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini.
Gjatë takimit KOMF informoi Kryetarin e Komunës se do të hartojë instrumentet dhe do të rrisë kapacitetet e profesionistëve në nivel komunal, për planifikim, financim dhe kontraktim adekuat dhe të qëndrueshëm të shërbimeve sociale.
Përveç kësaj, KOMF do të mbështesë Komunën e Gjakovës për implementimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës (LMF), duke ngritur kapacitetet e zyrtarëve komunal, profesionistëve që punojnë me fëmijë dhe organizatave jo-qeveritare mbi përmbajtjen dhe përgjegjësitë që dalin nga LMF.
Këto aktivitete KOMF do t’i realizoj përmes projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, mbështetet nga UNICEF Kosovë në partneritet me USAID.
Z. Gjini e mirëpriti iniciativën e KOMF dhe u zotua se Komuna është e gatshme për pjesëmarrje, kontribut dhe angazhim në këtë proces.
No Comments